Kur na ndajnë vetëm 3 ditë nga protesta e opozitës, kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi ka ndërmarrë një tur në bazë për të motivuar simpatizantë që të dalin në protestë.
Ditën e sotme, Kryemadhi ishte e pranishme në një takim me strukturat e partisë, ku është shprehur se ka arsye pa fund që të dalin me 27 Janar për të protestuar kundër qeverisë së kryeministri Edi Rama.
“Sot shqiptarëve ju janë vjedhur 100 milion euro të tjerë. Qeveria dhe kompani turke kanë bërë një kontratë që është në kurriz të shqiptarëve.
Ka pafundësisht probleme dhe arsye që të dalim në 27 janar për të protestuar. Gratë kanë një arsye më të madhe për të protestuar, pasi të gjithë të rinjtë po largohen dhe kjo është një gjë shumë e dhimbshme.
Çdo minutë që na ka ngelur deri të shtunën, duhet ta përdorim për të lajmëruar çdo shqiptar që të dal në protestë.
Duhet që ta përmbysim këtë klasë politike dhe të sjellim njerëz të rinj që punojnë për të ardhëm e Shqipërisë.”, tha Kryemadhi.