Dy liderët kryesorë të opozitës shqiptare i janë bashkuar protestës së thirrur në sheshin përballë Parlamentit shqiptar.
Lulzim Basha dhe Monika Kryemadhi i janë drejtuar Kuvendit për t’u bashkuar me protestuesit. Deri më tani protesta ka qenë plotësisht e qetë dhe pa incidente, përveçse rasteve ku ka patur thirrje për largimin e kryeministrit Rama si dhe boritë e vuvuzelave.
Një detaj që është parë menjëherë në protestën e zhvilluar këtë të enjte, është mungesa e plotë e flamujve të partive politike.