Kryemadhi: Meta nuk më flet qe 4 ditë pse gjuajta Ramën me çizme

Tiranë | 22 Dhj 2017 | 22:43 | Nga

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi ka deklaruar në emisionin “Zonë e lirë” se bashkëshortit të saj Ilir Meta nuk i ka pëlqyer gjesti i goditjes së kryeministrit Edi Rama me çizme.

“Meta ka 4 ditë që nuk më flet pasi qëllova me këpucë Ramën. Më duket se është mërzitur pak me atë gjestin. Kam shkuar me vonesë në shtëpi dhe e kam gjetur në gjumë, ose bënte sikur flinte për të mos më folur. Më duket se më mban pak inat.

Edhe ai hipi mbi tavolina duke iu vërsulur Jozefinës? Ai kërkonte vetëm të vinte Berisha në parlament dhe nuk përdori dhunë. Ai nuk gjuajti me çizme” – tha Kryemadhi. ©LAPSI.al

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme