Kryeministrat Xhaferi e Rama takohen në Munich, atje po qëndron edhe Kurti

Prishtinë | 16 Shk 2024 | 20:21 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, në kuadër të Konferencës së Sigurisë në Munich, ka takuar homologun e tij, Edi Rama.

“Biseduam për dy evenimentet shumë të rëndësishme mikpritës i të cilave do të jetë Tirana: Samiti i EJL- Ukrainë dhe Konferenca në nivel të lartë, e dedikuar për Planin e rritjes të BE-së. Më gëzon që takimi më 29 shkurt do të paraqesë vazhdim të takimit që u realizua në Shkup më 22 janar, duke e konfirmuar rëndësinë që ia kushtojmë përforcimit të mëtejshëm të ndërlidhjes rajonale dhe tregut të përbashkët rajonal, si parakusht për përgatitjen për hyrje në tregun e përbashkët evropian”, ka shkruar Xhaferi.

Në Munich po qëndron edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, por nuk ka pasur njoftime se ai ka pasur ndonjë takim me Xhaferin ose Ramën.

Të ngjashme