Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka pranuar një letër urimi nga Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës.
Në këtë letër, kryetari i Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës, Avni Ajdini, i ka uruar Kryeministrit Kurti punë të mbarë në mandatin katërvjeçar dhe i ka ofruar bashkëpunim të ngushtë në përmirësimin e gjendjes ekonomike dhe sociale për të gjithë punëtorët e Republikës së Kosovës.