Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, sot ka zhvilluar takim virtual me ambasadorin e Austrisë në Kosovë, z. Christoph Weidinger dhe atasheun në ambasadën austriake, z. Martin Schaller.
Ambasadori Weidinger ka përgëzuar Kryeministrin Kurti për detyrën dhe përgjegjësitë e reja. Ai potencoi që Austria do të vazhdojë të mbështesë Qeverinë e Republikës së Kosovës, sikurse dhe popullin e Kosovës, në udhëtimin e saj drejt Bashkimit Evropian. Tutje, ai veçoi fushën e arsimit të lartë dhe atë të investimeve direkte si pika kryesore të bashkëpunimit mes dy vendeve.
Kryeministri Kurti tutje e falënderoi ambasadorin Weidinger për urimin, dhe shprehu vullnetin dhe gatishmërinë për shtimin dhe thellimin e mëtutjeshëm të bashkëpunimit në mes Kosovës dhe Austrisë.