Kryeministri Haradinaj vizitoi gjimnazin “LOYOLA” në Prizren

Prishtinë | 30 Nën 2017 | 15:14 | Nga

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, vizitoi sot gjimnazin “LOYOLA”, në Prizren, ku për së afërmi bisedoi me drejtorin e shkollës, edukatorët dhe mësimdhënësit, nga të cilët u informua për mbarëvajtjen e procesit mësimor.

Së bashku me ambasadorin e Gjermanisë në Kosovë, Christian Heldt, kryeministri Haradinaj vizitoi ambientet e këtij gjimnazi, duke parë nga afër mbarëvajtjen dhe kushtet e punës që zhvillohen në këtë institucion arsimor.

Duke shprehur përkushtimin e Qeverisë së Kosovës për kryerjen e detyrave për një arsim të suksesshëm në vend, kryeministri Haradinaj tha se nga kjo shkollë mund të marrim një shembull të mirë dhe këto përvoja mund të jenë ndihmesë për arsimin në përgjithësi.

Ndërkaq, ambasadori Heldt duke përmendur mbajtjen e konferencës për PISA 2018, që u mbajt sot në Prishtinë, tha se gjimnazi “LOYOLA” është një shembull se si mësuesit dhe nxënësit kosovarë mund të ecin përpara shumë mirë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme