Kryeministri Hoti merr pjesë në Samitin e Sofjes

Prishtinë | 09 Nën 2020 | 12:33 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri i Kosovës,Avdullah Hoti, nesër do të marrë pjesë në Samitin e Sofjes – Vendet e Ballkanit Perëndimor  6, i cili është vazhdimësi e Procesit të Berlinit.

 Tema e Samitit të Sofjes, është Tregu i Përbashkët Rajonal – Katalizator drejt Tregut të Bashkimit Evropian.

Për shkak të pandemisë me Covid 19, takimi do të jetë virtual dhe Republika e Kosovës do të marrë pjesë mbi bazën e të barabartëve.

Në Samitin e Sofjes, do të marrin pjesë: Kancelarja Gjermane, Angela Merkel, Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, Komisioneri i BE-së për Fqinjësi dhe Zgjerim, Olivér Várhelyi dhe burrështetas të tjerë të vendeve anëtare të BE-së.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme