Kryeministri i Australisë, Scott Morrison, ka thënë këtë të enjte se do të zhvillohet një hetim i gjerë mbi shkaqet pas zjarreve vdekjeprurëse që kanë lënë të vdekur 33 veta.
Ai ka njoftuar se do të ngrihet një komision gjashtë mujor për të hetuar gatishmërinë në rast të zjarreve që mund të ndodhin në të ardhmen, shkruan Deutsche Welle, transmeton Klan Kosova.
“Ky Komision Mbretëror po shikon gjërat praktike që duhet të bëhen për ta mbajtur Australinë të sigurt edhe më të sigurt gjatë verave të nxehta nga të cilat do të goditet vendi”, ka thënë Morrison