Kryeministri i librave që s’i ka kuptu!

Prishtinë | 09 Gus 2021 | 20:23 | Nga Halil Matoshi

1.
Albin Kurti ka përdor nji krahasim joadekuat, krejtësisht të huqun me rastin e vdekjës së nânës së Tenorit Ramë Lahaj, pra kryeministri naivisht ka ra në kurthin qe ia ka ngrehun vetës, si lexues i madh, i shtirun.
Në thelb Kryeministri âsht i ngjashëm me armatën e nxanësave të shkollës së mesme të Kosovës, të cilët – simas testit PISA – lexojnë por kanë veshtirësi me e
interpretu përmbajtjen e asaj që kanë lexue, apo me e shpreh domethânjen e me kriju koncept nga nji copë leximi.

2.
“I huaji” âsht roman i mëdyshjës moraliste të shoqnisë franceze gjatë epokës së kolonializmit, për të cilin Albert Camus mori Çmimin “Nobel” për literaturë, 1957, me motivacionin: “Për prodhimin e tij të rëndësishëm letrar, i cili me zell të qartë ndriçon problemet e ndërgjegjes njerëzore në kohët tona”.

3.
Meursault âsht kryepersonazhi përkatësisht narratori i romanit të Albert Camus-it “I huaji”, që mund të thuhet se âsht vetja letrare e autorit, i cili i përkiste rrymës ekzistencialiste, një teori filozofike ose qasje e cila thekson ekzistencën e personit (individit) si nji agjent i lirë dhe i përgjegjshëm që përcakton zhvillimin vetanak përmes akteve të vullnetit dhe nuk u nënshtrohet shtrëngesave të moralit tradicional.
Meursault është një figurë e absurdit ekzistencialist, që refuzon me iu përmbajtë rendit moral të pranuar gjânësisht nga shoqnia, njeri akull i ftohtë, që rri menjanë, i painteresumë për gjendjet emocionale të të tjerëve, madje i fyohtë edhe ndaj nânës dhe të dashtunes së tij, Marie.
Pasi Meursault vret një njeri, “arabin”, pa ndonjë motiv lehtë të kuptueshëm, ai del para gjyqit, poashtu indiferent.
Ateizmi i tina dhe mungesa e plotë e pikëllimit në funeralin e nânës së tij, përfaqësojnë një refuzim total për moralin e shoqnisë në të cilën ai jeton. Prandej ai cilësohet nji i huej, i papërshtatshëm dhe devijant nga rreshti i moralit të dyfisht.

4.
Ramë Lahaj, tenori kosovar megjithatë kishte nji raport krejt tjetër me nânën.
Nji marrdhanie emotive tepër intensive dhe siç tha ai vet, si nji fëmijë!
Rama gjettë qetësi shpirti në kujtimet e bukura me nânën, e Albini nuk âsht e thânun me ditë çdo gjâ, mjafton me marrë vendimet ma të mura në interesin e shtetit të Kosovës.

Të ngjashme