Kryeministri i Luksemburgut përfundon në spital pas infektimit me Covid-19

Prishtinë | 05 Kor 2021 | 10:11 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri i Luksemburgut është shtruar në spital të dielën, pasi doli pozitiv me koronavirus një javë më parë.

Xavier Bettel do të bëjë teste dhe analiza shtesë si një ‘masë paraprake’ dhe është vendosur të qëndrojë në vëzhgimin e mjekëve për 24 orë, thuhet në një deklaratë nga Qeveria.

Bettel doli pozitiv me 27 qershor dhe po vuante nga simptoma të lehta të tilla si ethe dhe dhimbje koke kur hyri në një periudhë 10-ditore të vet izolimit.

Diagnostikimi i 48-vjeçarit erdhi dy ditë pasi ai kishte marrë pjesë në një samit të Këshillit Evropian me udhëheqës të tjerë të BE-së në Bruksel.

Të ngjashme