Kryeministri kroat vaksinohet me AstraZeneca

Prishtinë | 24 Mar 2021 | 15:10 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenkoviq, Ministri i Shëndetësisë, Vili Berosh dhe Kryetari i Parlamentit, Gordan Jandrokoviq morën sot vaksinën AstraZeneca kundër coronavirusit.

Ata u vaksinuan para kamerave në “Banski Ddvori” me qëllim që të bindin qytetarët se nuk ka asnjë arsye për mosbesim në atë vaksinë dhe se është e mirë si çdo tjetër.

Pasi ndodhën disa vdekje në në Evropë, Agjencia Evropiane e Barnave (EMA) hetoi këto ngjarje dhe zbuloi se vaksina AstraZeneca ishte e sigurt, efektive dhe se nuk ishte e lidhur me mpiksjen e gjakut ishin shkaku i këtyre vdekjeve.

Theksojmë se me këtë vaksinë ka fituar imunizim edhe kryeministri britanik Boris Johnson, raporton index.hr.

Ndryshe, Kosova pritet të fillojë vaksinimin e qytetarëve me AstraZeneca, e cila do të arrij në vendin tonë përmes programit COVAX.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme