Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti sot e ka emëruar Xhelal Sveçlën zëvendësministër të parë në Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, ku njëherit i uroi punë të mbarë dhe suksese të vazhdueshme.
Për Qeverinë Kurti është jetike që rendi, ligji dhe siguria në vend, por edhe rregulli e efikasiteti nëpër institucione të rriten e të përmirësohen.