Kurti mbërrin në Rezidencën Shtetërore në Ohër, ku do të mbahet takimi historik – Thotë se do të deklarohet pas takimit me Borrellin

Prishtinë | 18 Mar 2023 | 09:26 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është nisur në drejtim të Rezidencës Shtetërore për takimin me presidentin Aleksandar Vuçiq, të dërguarin e posaçëm të Bashkimi Evropian, Miroslav Lajçak si dhe shefin e diplomacisë së BE-së, Josep Borrell.

Ky takim në Ohër do të zhvillohet për të diskutuar për zbatimin e marrëveshjes së dakorduar në parim mbi bazën e propozimit të BE-së për dialogun.

Po ashtu, në takimin me Kurtin, Vuçiqin, Lajçakun do të marrë pjesë edhe i dërguari i posaçëm i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

I pyetur nga gazetarët, Kurti nuk është deklaruar para medieve, por ka thënë se do të ketë adresim pas takimit. Ndërkaq i pyetur se a pret rezultate pozitive kryeministri Kurti u shpreh shumë shkurt duke thënë se “gjithqysh” pret rezultat.

Kurti dhe Vuçiq fillimisht do të takohen veç e veç me shefin e diplomacisë së BE-së, Josep Borelll dhe emisarin special për dialog, Miroslav Lajçak, për të pasuar me takimin e përbashkët.

Të ngjashme