Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, priti në takim lamtumirës shefin e deritashëm të Zyrës së BE-së në Kosovë/përfaqësues special i BE-së, Samuel Zhbogar.
Gjatë takimit, kryeministri Mustafa e falënderoi për angazhimin e madh gjatë misionit në Kosovë, duke vlerësuar kontributin e tij për thellimin e progresit në shumë fusha.
Kryeministri Mustafa veçoi kontributin e posaçëm të Zhbogarit për avancimin e proceseve integruese evropiane.
Shefi i deritashëm i Zyrës së BE-së në Kosovë/përfaqësues Special i BE-së, Samuel Zhbogar, ka falënderuar kryeministrin Mustafa për bashkëpunimin e ofruar dhe shprehu përkrahjen e mëtejme për Kosovën.