Kryeministri sllovak: E kundërshtojmë në mënyrë të qartë krijimin e Ushtrisë së Kosovës

Prishtinë | 11 Dhj 2018 | 16:49 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri i Sllovakisë, Peter Pellegrini, ka thënë se vendi i tij në formë të prerë e kundërshton transformimin e FSK-së në ushtri.

Ai këtë e ka thënë në konferencë të përbashkët në Bratislavë me kryeministren serbe, Ana Bërnabiq, shkruan Tanjug, përcjell Klan Kosova.

Pellegrini ka thënë se vendi i tij mbështet fuqishëm integritetin territorial të Serbisë dhe se qëndrimi i tyre karshi Kosovës është i pandryshueshëm.

Ai më tej ka thënë se dialogu në mes të Prishtinës dhe Beogradit është rruga e vetme.

Sllovakia është në mesin e pesë vendeve të BE-së që nuk e ka njohur Kosovën bashkë me Greqinë, Spanjën, Qipron dhe Rumaninë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme