Kryeministrja e Zelandës së Re: Do të vaksinojmë pa pagesë tërë popullatën kah mesi i vitit të ardhshëm

Prishtinë | 17 Dhj 2020 | 10:32 | Nga Ekonomia Online

Zelanda e Re do të fillojë të vaksinojë pa pagesë gjithë qytetarët e këtij vendi deri kah mesi i vitit të ardhshëm, ka paralajmëruar sot kryeministrja e këtij vendi Jacinda Ardern, shkruan Reuters.

Qeveria e këtij vendi ka njoftuar se ka siguruar mjaftueshëm vaksina për 5 milionë banorë, e marrëveshje ka arritur me kompanitë farmaceutike AstraZeneca dhe Novax, transmeton Telegrafi.

Në marrëveshjet e arritura janë siguruar 7.6 milionë doza të vaksinës nga AstraZeneca dhe 10.722 milionë tjera nga Novax, që janë mjaftueshëm për më shumë se 9 milionë njerëz, duke marrë parasysh se të dy vaksinat jepen me nga dy doza.

“Do të jetë imunizimi më i madh në historinë e Zelandës së Re”, ka thënë Ardern gjatë një konference për media.

Ajo ka shpjeguar se në gjashtëmujorin e parë të vitit të ardhshëm do të vaksinohen policët kufitar dhe punonjësit shëndetësor, kurse më parë edhe gjithë banorët.

Zelanda e Re është ndër vendet e pakta që me sukses ka arritur ta luftojë përhapjen e coronavirusit, ku deri më tani në këtë vend janë infektuar vetëm 1.744 persona, ku prej tyre 25 kanë humbur jetën.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme