Kryeministrja italiane në Tiranë: Duhet përshpejtuar integrimi i Ballkanit

Prishtinë | 06 Dhj 2022 | 12:14 | Nga Ekonomia Online

Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni ka mbërritur në Tiranë për të marrë pjesë në Samitin e BE-Ballkani Perëndimor.

Pas takimit me Kryeministrin Edi Rama, Meloni tha për mediat se duhet përshpejtuar integrimi i Ballkanit.

“Ky është një moment shumë i rëndësishëm Vendet e Ballkanit Perëndimor, sidomos pas fillimit të luftës në Ukrainë është shumë e rëndësishme që të përshpejtohet procedura për integrimin e këtyre vendeve për në Bashkimin Evropian”, tha ajo.

“Dhe në këtë pikë kemi shumë për të folur. Italia është tërësisht e angazhuar për të bërë më shumë për shumë çështje. Ju mund të keni bisedim te Italia”, tha Meloni.

Në samit, janë të pranishëm 27 liderë evropianë, shoqëruar nga delegacionet përkatëse. 

Të ngjashme