Kryenin vjedhje të armatosura, arrestohen katër persona në Stacionin e Autobusëve në Prishtinë

Prishtinë | 19 Sht 2023 | 08:57 | Nga Ekonomia Online

Hetuesit e Njësitit të hetimeve të Përgjithshme, mbrëmë kanë arrestuar katër persona që dyshohet se kanë kryer së paku 10 vepra të vjedhjes, të cilat janë bërë nën kërcënimin e armëve.

Zëdhënësja e Policisë për Prishtinë, Flora Ahmeti, ka treguar për Paparacin se personat e arrestuar dyshohet se janë përfshirë në rastet e grabitjeve që kanë ndodhur në pompa derivatesh e markete në Prishtinë.

Personat e arrestuar janë F.M., 34 vjeç, A.S., 34 vjeç, F.M., 32 vjeç, dhe Xh.S., 41 vjeç, të cilët janë arrestuar në Stacionin e Autobusëve, duke tentuar të largohen nga Kosova.

Personat e dyshuar pas intervistimit nga ana e hetuesve me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.

Të ngjashme