Kryeparlamentari Konjufca thërret mbledhjen e parë të Kryesisë së Kuvendit

Prishtinë | 16 Jan 2020 | 19:00 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, ka thirrur për të hënën, më 20 janar 2020, mbledhjen e parë të Kryesisë së Kuvendit të Republikës së Kosovës, të Legjislaturës VII, përcjell Ekonomia Online.

Konjufca ka bërë të ditur se çfarë do të diskutohet në këtë mbledhje.

Rendi i ditës:

  1. Shqyrtimi i kërkesës për caktimin e delegacionit të Kuvendit të Republikës së Kosovës për përfaqësim në Asamblenë Parlamentare të Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore-SEECP,
  2. Shqyrtimi i kërkesës për caktimin e delegacionit të Kuvendit të Republikës së Kosovës për përfaqësim në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës,


    II.  Shqyrtimi i propozimeve dhe i kërkesave. ​
Fjalë Kryesore:

Të ngjashme