Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, ka uruar besimtarët myslimanë, për Muajin e Ramazanit, me shpresën që muaji i Ramazanit të jetë muaj i paqes, mirëkuptimit dhe solidaritetit mes njerëzve.
“Muaji i shenjtë i Ramazanit nuk është vetëm muaj i agjërimit, por edhe i sakrificës dhe i dashurisë njerëzore. Për besimtarët islam dhe gjithësecilin që beson në vlerat njerëzore”, ka thënë Konjufca.
Më tej në urimin e tij, kryparlamentari Glauk Konjufca ka shtuar se “të gjithë ne jemi të bashkuar për ta fituar betejën me Covid-19 dhe për ta bërë Kosovën vend më të mirë, vend ku humanizmi është vlerë mbizotëruese”.
“Të gjithë myslimanëve ua uroj Muajin e Ramazanit dhe dëshiroj që të jenë sa më vullnetfortë, zemërbardhë e të lumtur gjatë këtij muaji të shenjtë. Agjërim të lehtë!”, thuhet në urimin e Kryetarit të Kuvendit, Glauk Konjufca.