Kryeparlamentarja Osmani vlerëson organizmin e mësimit online

Prishtinë | 13 Maj 2020 | 12:05 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Hykmete Bajrami, ka pritur sot në takim kryetaren e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, me të cilën ka biseduar rreth mbarëvajtjes së mësimit në distancë.

Ajo ka përgëzuar Ministrinë e Arsimit edhe për organizimin e mësimit online, raporton Ekonomia Online.  

“Si vend kemi pasur fatin të kemi njerëz të tillë në krye të këtij institucioni që në rrethana të rënda kanë arritur ta organizojnë mësimin online që secili nxënës e studente  të ketë qasje në arsim”, tha Osmani.  Ajo tha se kanw diskutuar për te gjitha sfidat me të cilat përballet arsimi.

“Kemi diskutuar për të gjitha sfidat që përballlet sistemi arsimot dhe nevojat. si kuvend duhet të jemi në krye të detyrës dhe interesin e nxënësve dhe studentëve ta vendosim mbi të tjera”, tha ajo.

Ajo ka falënderuar mësuesit për përkushtimin.

“Dua t’i falënderoj secilin mësues secilën mësues me shumë përkushtim mësuan nxënësit  e tyre, ndihmuan që ata t’i kryejnë detyrat kanë punuar në kushte jo të lehta që secilit nxënës t’i ofrohet mësimi”, tha ajo.

Osmani tha se na mbetet që të insistojmë që mënyra e vetme që ky shtet të ecë përpara është duke investuar në arsim.

“Duhet shumë investim në higjienë e shkollave, duhet që të gjithë ta ngrisim zërin për këtë aspekt sidomos tan kur mund të ketë probleme me infeskione por duhet të investojmë se sa e rëndësishme është ngritja e cilësisë në arsim’, shtoi ajo.

Ministrja Bajrami e informoi kryetaren Osmani për punën e bërë për organizimin e mësimit në distancë për nxënësit e Republikës së Kosovës. Ajo foli për ecurinë e këtij procesi, ku tashmë kanë çasje mbi 90 përqind e nxënësve të Kosovës.

“Ne jemi në proces të përfundimit të prodhimit të video xhirimeve tani në gjuhën boshnjake dhe gjuhën turke. Edhe komuniteti turk që janë të organizuar në proces. Ne po punojmë edhe në post produksion të gjirimeve në gjuhë shqipe dhe për organizmit e testit të maturës dhe të arritshmërisë”, tha ajo.

Ajo tha se kanë biseduar  për sfidat që MASHTI dhe sektori i arsimit në përgjithësi ka.

“Kemi ligje që janë të vjetra dhe nuk i përshtaten kohës dhe rrethanave.  Morëm përkrahjen e saj që iniciativat të mbështeten nga parlament dhe urojmë që këto iniciativa të marrin mbështetje të rëndësishme”, shtoi ajo.

????????????????????????????????????

Të ngjashme