Kryeqyteti ende pa kioska, Komuna në kërkim të modelit

Prishtinë | 06 Kor 2016 | 11:56 | Nga

As një vit pasi premtoi se Prishtinën do ta bëjë me kioska të reja, Komuna e Prishtinës nuk e ka hapur tenderin për to. Ndërsa, kryeqyteti ka ende rreth 50 kioska të vjetra, të trashëguara prej para shumë vitesh.

Komuna ka përdorur si arsyetim faktin se është duke bërë ende një projekt për modelin më të mirë, shkruan sot “Koha Ditore”.

Erzen Vraniqi, zyrtar për informim në Komunën e Prishtinës, ka thënë se jemi në modelim e sipër të një projekti, i cili do të ishte më i suksesshmi për këtë lëmi.

Ai nuk ka përmendur afate kohore se kur mund të ndodhë tenderimi.

Vraniqi, ndërkaq, ka pohuar sesa u përket kioskave të trashëguara, janë identifikuar 49 të tilla në gjithë qytetin.

Të ngjashme