Ekonomia Online
FUNDIT

Kryeqyteti shpallet karantinë, ata që janë jashtë mund të kthehen deri nesër në ora 17

Kryeqyteti shpallet karantinë, ata që janë jashtë mund të kthehen deri nesër në ora 17

Sonte janë regjistruar edhe 20 raste të reja me koronavirus në Komunën e Prishtinës. Si pasojë e kësaj Minsitria e Shëndetësisë ka vendosur që nga sonte ta fusë në karantinë kryeqytetin. Ministria e Shëndetësisë njofton se qytetarët e Prishtinës që janë jashtë Prishtinës, mund të kthehen deri nesër në ora 17:00. Njoftimi i plotë: Të […]

Sonte janë regjistruar edhe 20 raste të reja me koronavirus në Komunën e Prishtinës.

Si pasojë e kësaj Minsitria e Shëndetësisë ka vendosur që nga sonte ta fusë në karantinë kryeqytetin.

Ministria e Shëndetësisë njofton se qytetarët e Prishtinës që janë jashtë Prishtinës, mund të kthehen deri nesër në ora 17:00.

Njoftimi i plotë:

Të nderuar qytetarë, siç jeni njoftuar, sonte është vendosur karantinimi i Prishtinës.

Të gjithë banorët të cilët ndodhen jashtë Komunës së Prishtinës, kanë mundësinë të kthehen më së largu nesër (12 prill), deri në ora 17.00.

Ju faleminderit për mirëkuptim!

Të ngjashme