Kryesia e LDK-së përkujton Xhavit Ahmetin

Prishtinë | 21 Nën 2018 | 13:12 | Nga Ekonomia Online

Në 22 vjetorin e vdekjes së Prof. Xhavit Ahmetit, kryesia e LDK-së, familjarë, kryetarë të degëve dhe miq kanë bërë homazhe te varri i tij.

Në emër të kryesisë para famijarëve, veprimtarëve të degës së dytë dhe miqve ka folur Sekretari i Përgjithshëm i LDK-së, z. Ismet Beqiri i cili ndër të tjerash ka thënë:

“Xhavit Ahmeti ishte intelektual, politikan i mençur dhe personalitet me virtyte të larta dhe jo rastësisht ishte bashkëpunëtor i ngushtë i Presidentit Rugova”.

“Xhavit Ahmeti ka dhënë shumë për arsimin, shkencën dhe kulturën në Kosovë. Lavdi jetës dhe veprës së Prof. Xhavit Ahmetit”, ka thënë z. Beqiri.

Xhavit Ahmeti ka humbur jetën tragjikisht më 21 nëntor 1996.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme