Në orën 14:00 do të mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit.
Në këtë mbledhje do të vendoset për caktimin e datës së mbajtjes së seancës së jashtëzakonshme të kërkuar nga 40 deputetë të opozitës për mbajtje të seancës së jashtëzakonshme për draft-marrëveshjen për dialogun me Serbinë.
“Kërkesa e 40 deputetëve për mbajtjen e seancës së jashtëzakonshme për të diskutuar mbi dokumentin e përgatitur nga Qeveria e Republikës së Kosovës, si “Draft -marrëveshja gjithëpërfshirëse midis Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë””, bën të ditur Kuvendi.