Kryesuesi i Komitetit Ushtarak të NATO-s, Air Chief Marshal Ser Stuart Peach, po qëndron në Kosovë.
Ai është pritur me ceremoni ushtarake, me rreshtim të Togut Ceremonial dhe Orkestrës Frymore të FSK-së, raporton EkonomiaOnline.
Kryesuesi i Komitetit ushtarak të NATO-s ështënë takim me komandantin e FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama.
Kosova po synon të fuqizojë rolin e Forcës së Sigurisë së Kosovës si forcë ushtarake, përmes ndryshimeve ligjore, për të cilën, krerët e shtetit thonë se kanë marrë edhe mbështetjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe të vetë Aleancës Veriatlantike.
Projektligjet aktualisht janë në Kuvendin e Kosovës, dhe është paralajmëruar se shumë shpejtë do të shqyrtohen në seancë plenare. Deri më tani shumica e përfaqësuesve shqiptarë të legjislativit kanë shprehur qëndrimin mbështetës për miratimin e këtyre projektligjeve.
Kundër ushtrisë së Kosovës në vazhdimësi janë shprehur përfaqësuesit serbë në Paralamentin e Kosovës.