Kryetari Gashi iu dhuroi libra fëmijëve me nevoja të veçanta

Obiliq | 23 Mar 2017 | 17:09 | Nga

Kryetari i komunës së Obiliqit, Xhafer Gashi, në bashkëpunim me nxënëset e shkollave të mesme, “Ismail Dumoshi” dhe “17 Shkurti”, dhe stafin e DKRS, vizituan klasën e nxënësve me nevoja të veçanta, për të punuar së bashku, në mënyrë që ata ta ndjejnë veten të barabartë me të gjithë ne.

Pas përmbylljes së projektit kryetari dhuroi nga një libër për fëmijët, si dhe me punën që e bënë sot, njëri nga nxënësit dhuroi një dhuratë punim dore për kryetarin.

“Ju lumtë nxënëseve për kontributin, i lumtë mësueses për punën dhe vullnetin, faleminderit kryetarit Xhafer Gashi për kohen dhe përkrahjen, e në veçanti për gëzimin që u dhuroi këtyre nxënësve, e që njeri nga ta kishte ëndërr ta takonte personalisht kryetarin, urojmë gjitha të mirat nxënësit Agon Grajçevci”.

“Falënderojmë shkollën ‘Dr.Ibrahim Rugova’ dhe drejtoreshën Shyhrete Gashi, për bashkëpunimin dhe ndihmën e ofruar gjithnjë”.

Image may contain: 6 people, people sitting, people eating, table and indoorImage may contain: 5 people, people sitting and tableImage may contain: 6 people, people sitting and tableNo automatic alt text available.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme