Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, ka ngushëlluar familjen Zejnullahu, për vdekjen e babait të heroit Hakif Zejnullahu, Sabit Zejnullahu, shkruan EkonomiaOnline.
Telegrami i plotë i kryetarit Konjufca:
E nderuar familje Zejnullahu,
Me dhembje të madhe e mora lajmin për ndarjen nga jeta e të shumë nderuarit bacës Sabit.
Baca Sabit na mësoi se si duhet ta duam Atdheun, duke edukuar heronj si Hakifi i cili bashkë me Zahir Pajazitin dhanë më të shtrenjtën e tyre për liri e pavarësi. Heroizmi dhe kujtimet e jetës së tyre nuk do të na lënë kurrë.
Kontributin e bacës Sabit do ta kujtojmë me respekt dhe krenari.
Ngushëllimet më të sinqerta për ju, miqtë dhe të afërmit.