Kryetari i AAK-së Haradinaj bënë homazhe te varri i ish-presidentit Rugova, në ditëlindjen e 15 të pavarësisë së Kosovës

Prishtinë | 17 Shk 2023 | 10:49 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj i shoqëruar nga deputetët e kësaj partie, kanë bërë homazhe te varri i ish-presidentit, Ibrahim Rugova, në ditëlindjen e 15 të pavarësisë së Kosovës, raporton Ekonomia Online.

Homazhe kanë bërë nderime edhe te varri i veprimtarit, Adem Demaçi. Nga aty, Haradinaj tha se në këtë ditë i nderojnë të rënët për Pavarësi.

“Urime përvjetori i Pavarësisë, njëkohësisht me respekt për të gjithë ata që sot janë në punë, ushtarë, policë, mjekë. Ndjejmë dhe do të ulemi me respekt para angazhimit, kontributit të gjithëve, i nderojmë me respekt të gjithë të rënët për liri e martirët por po ashtu nderojmë fogurat historike që janë themel i Pavarësisë dhe lirisë sonë. E kam nderin që sot të nderojë pranë varrit të presidentit historik, Ibrahim Rugova, në shenjë nderimi për rrugëtimin e tij jetësor për Pavarësi e liri”, tha Haradinaj.

Të ngjashme