Kryetari i Buchas: Forcat ruse kanë vrarë 320 civilë në Bucha

Prishtinë | 06 Pri 2022 | 09:14 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Buchas ka thënë se forcat ruse kanë qëlluar për vdekje 320 civilë gjatë okupimit të qytetit, raporton BBC.

Anatoly Fedoruk duke folur për BBC-në ka thënë se personalisht ka qenë dëshmitar i ekzekutimit të disa personave nga forcat ruse.

“Kam parë tri vetura të civilëve që po mundoheshin të largoheshin në drejtim të Kievit dhe u qëlluan brutalisht. Ishte një grua shtatzënë bashkëshorti i të cilës po bërtiste që të mos e qëllojnë atë, por e qëlluan brutalisht”, ka thënë Fedoruk.

Fedoruk po ashtu ka thënë se forcat ruse kanë shënjestruar politikanët lokalë gjatë okupimit.

Ai i ka bërë thirrje ministrit të Jashtëm të Rusisë, Sergei Lavrov, i cili ka mohuar akuzat për krime lufte, që të udhëtojë për në Bucha.

“Le t’i shohë trupat e personave të pajetë dhe le t’i shohë në sy familjet e tyre, nënat, bashkëshortorët, e fëmijët që kanë mbetur bonjakë”, ka thënë Fedoruk.

Të ngjashme