Në fshatin Jezerc po mbahen garat automobilistike në disiplinën malore. Në këtë garë e cila poentohet në kuadër të Kampionatit të Kosovës për vitin 2018, po marrin pjesë vetëm vozitësit që posedojnë licencë garuese të njohur nga FASK dhe FIA e vlefshme për vitin 2018.
Në nisjen e kësaj gare, mori pjesë edhe Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu i cili u shpreh se këto gara dhe sporti në përgjithësi që po organizohet në këto anë i kanë dhënë impakt të jashtëzakonshëm turizmit malor në territorin e Ferizajt, veçanërisht fshatit Jezerc dhe Nerodime të cilat tashmë janë zona shumë të frekuentuara nga vizitorë nga e gjithë vendi e më gjerë.
Gjithashtu, kryetari Aliu theksoi se ky sport dhe sportet e tjera do të kenë mbështetjen nga Komuna e Ferizajt me të vetmin qëllim nxitjen e shpirtit garues dhe masivizimim e sportit.