Kryetari i Lipjanit Imri Ahmeti priti pilotë nga mbarë bota, “Kastrioti Open” dhe Aero Fest mbahet në Golesh

Prishtinë | 14 Maj 2025 | 12:26 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti, priti në takim përfaqësues të Federatës Aeronautike të Kosovës, Shoqatës “Shqiponjat e Kastriotit”, si dhe pilotë nga vende të ndryshme të botës: Sllovenia, Kroacia, Spanja, Arabia Saudite, etj., të cilët do të jenë pjesë e garave ndërkombëtare në paraglajd që do të zhvillohen në Golesh.
“Lipjani do të jetë nikoqir i “Kastrioti Open” dhe ngjarjes madhore Aero Fest, të cilat do të mbahen nga data 13 deri më 18 maj në zonën piktoreske të Goleshit, një vend që tashmë po ndërkombëtarizohet përmes këtij sporti të mrekullueshëm.
Komuna jonë gëzon një pasuri të rrallë natyrore, me destinacione të veçanta si Parku Nacional i Blinajës, Shpella e Gadimes dhe shumë zona të tjera që meritojnë të eksplorohen e promovohen më tej. Është nder dhe kënaqësi të mbështesim aktivitete të tilla që jo vetëm promovojnë sportin dhe turizmin aventurier, por e vendosin Lipjanin në hartën ndërkombëtare të ngjarjeve rekreative”, tha kryetari i Lipjanit, Imri Ahmeti.

Të ngjashme