Kryetari i OEK-ut Lulzim Rafuna, viziton kompaninë “Frutex L.L.C” në Suharekë

Prishtinë | 16 Nën 2022 | 17:24 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna, ka vizituar kompaninë prodhuese “Frutex L.L.C” në Suharekë, njëkohësisht edhe kompani anëtare në OEK.

Gjatë kësaj vizite, kryetari Rafuna shfrytëzoi mundësinë për të përcjellur nga afër prodhimin e produkteve të kësaj kompanie, e cila ka një numër të madh të punëtorëve.

Kryetari Rafuna e vlerësoi punën e palodhshme të ndërmarrjeve prodhuese vendore, duke çmuar produktet e tyre të cilësisë së lartë.

Zhvillimi i prodhimtarisë, cilësia e lartë e produkteve vendore dhe krijimi i partnerëve ndërkombëtar, janë indikatorë të rëndësishëm në funksion të zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik dhe ngritjen e rolit të sektorit privat në Kosovë.

Të ngjashme