Kryetari i Preshevës, Shqiprim Arifi, ka thënë se janë të shqetësuar pasi është sulmuar autobusi me udhëtar kosovarë në Serbi.
Arifi me anë të një postimi në rrjetin social Facebook e ka dënuar këtë sulm duke e quajtur atë të ashpër.
“Kërkojmë që rastet e tilla mos të përsëriten më dhe sulmuesit të dalin para drejtësisë”.
“Gjithashtu kërkojmë edhe nga faktori ndërkombëtar të ndërhyj në këto çështje dhe të ketë siguri dhe lëvizje të lirë nëpër tërë territorin e Serbise pasi lëvizja e lirë është esenciale për të gjithë popujt dhe paraqet perspektivën e integrimit në Bashkimin Evropian”, ka shkruar Arifi.