Grupi për Mbrojtjen e Liqenit të Badovcit, ka bërë të ditur se ka dështuar përpjekja për organizimin e debatit me kryetarin e komunës, Shpend Ahmeti dhe ministrin e mjedisit, Fatmir Matoshi.
Sipas njoftimit, kryetari Ahmeti nuk i ëhstë përgjigjur ftesës së tyre, derisa ministri Matoshi e ka konfirmuar pjesëmarrjen në debat.
“Debati ishte planifikuar të mbahet më 23 janar 2020.
Ministri Z.Matoshi e ka konfirmuar pjesëmarrjen, por në mungesë të konfirmimit nga Kryetari Z.Ahmeti dhe kushtëzimit të Ministrit Z.Matoshi që Kryetari i Komunes Z.Ahmeti te jetë prezent, debati shtyhet për më vonë”, thuhet në njoftimin e Grupit për Mbrojtjen e Liqenit të Badovcit.
Ky Grup, ka bërë të ditur se ftesat do të dërgohen sërish.
“Do ta dërgojmë edhe njëherë ftesën për debat, në javën e parë të shkurtit, sepse është obligim ligjor i të gjitha institucioneve të Kosovës të debatojnë me qytetarët e interesuar për vendimet qe i marrin. Mosgatishmëria për debat nga Komuna tregon që ata i frikësohen argumenteve që ne po i paraqesim për mos ndërtimin e vilave pranë liqenit”, thuhet në njoftim.