Kryetari i Prizrenit për Qeverinë Kurti: Jo që s’na kanë përkrah, por kanë shkaktuar probleme ku kanë mundur

Prishtinë | 18 Kor 2025 | 21:20 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, ka folur për punën e tij në këtë qytet gjatë katër viteve të fundit.

Në emisionin “DPT Fidani”, ai theksoi se rreth 10 për qind e premtimeve të tij nuk janë realizuar, për shkak të problemeve që, sipas tij, i ka shkaktuar Qeveria në detyrë.

“Unë e konsideroj një farë mungese të skajshme të profesionalizmit nga ana e Qeverisë dhe një shkurtpamësi. Konsideroj se Zotëri Kurti dhe Lëvizja Vetëvendosje në Prizren në nivel nacional kanë marrë shumë vota. Andaj, ata banorë do të ishte dashtë me i përkrah në bashkëpunim me qeverinë komunale sepse ndryshimi i qasjes politike nuk duhet të jetë pengesë për bashkëpunim”.

“Por ja që ka pasë probleme serioze, jo që nuk na kanë përkrah, por edhe na kanë shkaktuar probleme ku kanë mundur. Këta e ilustroj me një shembull të këtij viti, nga janari dhe deri më sot si pasojë e kontratës kolektive, të cilën komunat nuk e kanë nënshkruar, e ka nënshkruar Ministria e Arsimit bashkë me Sindikatën e Arsimit dhe neve na i kanë marrë 7 milionë për gjashtë muaj. Edhe 1 milion e 200 mijë tash shpejt, edhe 9 milionë na i kanë marrë për gjashtë muaj e gjysmë, na e kanë zvogëluar buxhetin edhe ashtu të vogël për 9 milionë edhe hale më keq na e kanë çrregulluar komplet planifikimin buxhetor” – tha Totaj

Të ngjashme