Ekonomia Online
FUNDIT

Kryetari i Suharekës reagon pas grabitjes së armatosur ku mbeti i plagosur një polic

Kryetari i Suharekës reagon pas grabitjes së armatosur ku mbeti i plagosur një polic

Kryetari i Suharekës, Bali Muharremaj, ka reaguar pas grabitjes së armatosur në një lokal të argjendarisë ku mbeti i plagosur një polic. Ai ka thënë se po punohet në zbardhjen e rastit. Tutje, Muharremaj ka ftuar qytetarët të ruajnë qetësinë dhe t’i presin raportimet zyrtare, duke uruar që rastet e tilla të mos përsëriten. “Sapo […]

Kryetari i Suharekës, Bali Muharremaj, ka reaguar pas grabitjes së armatosur në një lokal të argjendarisë ku mbeti i plagosur një polic.

Ai ka thënë se po punohet në zbardhjen e rastit.

Tutje, Muharremaj ka ftuar qytetarët të ruajnë qetësinë dhe t’i presin raportimet zyrtare, duke uruar që rastet e tilla të mos përsëriten.

“Sapo bisedova me komandantin e Policisë për rastin e grabitjes në një lokal në Suharekë, dhe u njoftova se po punohet në zbardhjen e rastit. Apeloj nga të gjithë që ta ruajmë qetësinë dhe të presim raportimin zyrtar. Uroj që ky rast të mos përsëritet kurrë në të ardhmen”, ka shkruar Muharremaj.

Të ngjashme