Kryetari i Vushtrrisë Ferit Idrizi, bënë homazhe në Prekaz

Prishtinë | 17 Shk 2023 | 11:09 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi, në ditëlindjen e 15 të pavarësisë së Kosovës, ka bërë homazhe në Kompleksin Memorial në Prekaz, raporton Ekonomia Online.

Pas homazheve, Idrizi ka thënë se pavarësia e Kosovës është ditë historike për gjithë popullin shqiptar, e jo vetëm Kosovën.

“Sot është një ditë e madhe, një ditë e veçantë historike, jo vetëm për Kosovën, por për gjithë kombin shqiptar”.

Ai, tutje ka çmuar kontributin e familjes Jashari dhe komandantit legjendar Adem Jashari.

“Jemi këtu pranë varrit të Komandantit legjendar Adem Jashari, pranë familjes Jashari, për të nderuar sakrificën që bëri kjo familje bashkë me dëshmorët e tjerë të kombit për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës”.

“Lavdi jetës dhe veprës së komandantit legjendar Adem Jashari, lavdi të gjithë dëshmorëve të rënë për liri”.

Të ngjashme