Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi është shprehur i lumtur dhe i ka përgëzuar nxënësit dhe mësimdhënësit e gjimnazit “Eqrem Çabej” të cilët hapën panairin tradicional të “Shkencës dhe Kulturës”.
Idrizi ka thënë se ky panair tashmë tradicional është i mbushur me eksperimente inovative, kuize, piktura, ekspozita me eksponate e ushqime tradicionale.
“Në panairin tashmë tradicional të “Shkencës dhe Kulturës” në Gjimnazin “Eqrem Çabej”, një panair i mbushur me eksperimente inovative, kuize, piktura, e nuk mungonte as ekspozita me eksponate e ushqime tradicionale. Nxënësit dhe mësimdhënësit i përgëzoj për punën, derisa ju uroj suksese në këtë udhëtim të dijes dhe shkencës. Si Komunë do të vazhdojmë të jemi në përkrahje të të rinjve vushtrrias!”, ka shkruar Idrizi.