Gjatë ditës së sotme, Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi i shoqëruar nga Afrim Dina, kryesues i Kuvendit Komunal, Përparim Krasniqi drejtor i Drejtorisë së Shërbimeve Publike dhe Berat Duraku, drejtor i Drejtorisë për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural, kanë vizituar fshatin Krushë e Madhe, ku kanë parë nga afër gjendjen e dy rrugëve lokale në këtë fshat.
Duke e parë gjendjen e rrugës është autorizuar kompania, që është kontraktuar nga Komuna , të filloj nga sot me intervenim emergjent, në rregullimin e përkohshëm të rrugës, me mbushjen e gropave me zhavorr, për të bërë të mundur qarkullimin e lehtë për vetura dhe qytetarë që e frekuentojnë këtë rrugë.