Kryetari i Malishevës shtron iftar për familjet e dëshmorëve

Prishtinë | 08 Qer 2018 | 09:17 | Nga

Kryetari i Malishevës, Ragip Begaj ka vazhduar traditën e iftarit me familjet dëshmorëve të kësaj komune.

Në këtë iftar të organizuar të organizuar mbrëmë, i pari i Malishevës, Ragip Begaj, ka folur edhe për “sakrificën e dëshmorëve të kombit, duke e vlerësuar lartë aktin më sublim që kanë bërë dëshmorët, për lirinë e vendit dhe për popullin, pasi gjaku i derdhur për liri, ka bërë të mundur që edhe ne sot, së bashku ta gëzojmë lirinë, por edhe muajin e Ramazanit, e të bëjmë iftar së bashku dhe ti shijojmë frytet e lirisë”.

“Me admirim të madh për dëshmorët, ka folur edhe kreu i Bashkësisë Islame në Malishevë, mulla Xhevat Kryeziu, i cili, fillimisht kujtoi kohën kur nuk kemi mundur të organizojmë, jo vetëm iftar të përbashkët, por asnjë ndejë, pasi kemi qenë të shtypur dhe pa të drejtë të realizimit të të drejtave më elementare të njeriut. “Por sot, falë gjakut dhe sakrificës së dëshmorëve të kombit, ne jemi të lirë”, tha mulla Xhevat Kryeziu.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme