Kryetari i Obiliqit, Xhafer Gashi vizitoi Qendrën për Trajnim në KEK

Obiliq | 28 Qer 2017 | 20:26 | Nga

Kryetari i Komunës së Obiliqit, Xhafer Gashi, vizitoi Qendrën për Trajnim në KEK, ku nga stafi trajnues i këtij institucioni u njoftua për natyrën e trajnimeve që ofron kjo Qendër.

Arsyeja e kësaj vizite ishte për të parë mundësitë që studentët e profesioneve përkatëse dhe qytetarë të interesuar nga komuna jonë, të ndjekin praktikën në këtë institucion.

Në fund të kësaj vizite, Kryetari i Komunës, Xhafer Gashi, u nda i kënaqur me nivelin e trajnimeve që ofron kjo Qendër, duke kërkuar avancimin e kësaj ideje në nivele të tjera, me qëllim të krijimit të mundësisë së përgatitjes profesionale për studentët dhe qytetarët e komunës sonë, që të njejtit të jenë të aftë profesionalisht dhe të gatshëm për tregun e punës.

Edhe drejtuesit e kësaj Qendre, u shprehën të gatshëm për avancimin e bashkëpunimit në këtë fushë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme