Kryetari paralel i Mitrovicës së Veriut: Vizita e Vuçiqit me karakter shtetëror, jo politik

Prishtinë | 29 Gus 2018 | 15:44 | Nga

Kryetari paralel i Mitrovicës së Veriut, Aleksandar Spiriq ka thënë se vizita e Presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq në Kosovë , e cila është planifikuar për fundjavën e ardhshme, është me karakter shtetëror e jo politik.

“Ne mund të shprehim mbështetjen tonë të përbashkët për Presidentin Vuçiq. Takimin e ardhshëm – si i punonjësit ashtu edhe qytetarët e shohin si një ngjarje politike. Kjo është çështja e qëndrimit tonë dhe mbijetesën në Kosovë”, pas një takimi me drejtorët e kompanive publike nga fusha e Mitrovicës, shkruan TvMost, transmeton Klan Kosova .

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq me datë 8 shtator do të vizitojë serbët e Kosovës.

Në këtë ditë, ai ka thënë se do ta mbajë një prej fjalimeve më të rëndësishme të jetës së tij.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme