Kryetarja e Barcelonës: Lironi fëmijët tanë nga izolimi

Prishtinë | 16 Pri 2020 | 18:46 | Nga Ekonomia Online

Kryetarja e Barcelonës Ada Colau ka kërkuar përfundimin e masave të rrepta të bllokimit në Spanjë për shkak të koronavirusit që ndalon fëmijët të dalin jashtë shtëpive për asnjë arsye.

“Këta fëmijë kanë nevojë të dalin jashtë. Mos prisni më shumë: Lironi fëmijët tanë”, ka shkruar Colau në Facebook, që është edhe vetë nënë e dy fëmijëve të moshave tre dhe nëntë.

Spanja – që ka më së shumti raste të konfirmuara me koronavirus në Evropë – është shteti i vetëm në gjithë kontinentin ku fëmijët nuk mund të dalin fare nga shtëpitë e tyre.

Kryeministri spanjoll Pedro Sanchez kishte njoftuar bllokimin mbarëkombëtar më 14 mars. Që nga ajo kohë, bllokimi është zgjatur të paktën deri më 26 prill – megjithëse ata që punojnë në ndërtimtari, prodhim dhe disa punë të tjera shërbimi janë lejuar të kthehen në punë këtë javë.

Të ngjashme