Kryetarja e Komunës së Preshevës uron Haradinajn

Prishtinë | 16 Sht 2017 | 13:18 | Nga

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj ka pranuar telegram urimi nga kryetarja e Komunës së Preshevës, Ardita Sinani.

Në urim thuhet:

I nderuari z. Haradinaj,

Më lejoni që në emrin tim dhe në emër të qytetarëve të komunës së Preshevës t’ua uroj zgjedhjen Tuaj në pozitën e Kryeministrit të Kosovës.

Roli dhe pozita e kryeministrit të Kosovës nuk është privilegj por përgjegjësi. Unë si kryetare e komunës së Preshevës, jam e bindur në gatishmërinë Tuaj që do të jepni kontributin e pa rezervë për zgjidhjen e problemeve jetësore me të cilat përballen qytetarët e Republikës së Kosovës dhe ata të komunës së Preshevës.

Besoj në vullnetin Tuaj për të pasur bashkëpunim vëllazëror për shumë tema të ndjeshme që kërkojnë zgjidhje të përbashkët.
Kontributi Juaj i pashtershëm në ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në rajon, është ndihma më e madhe për shqiptarët e Luginës së Preshevës.

Qytetarët e Komunës së Preshevës në veçanti dhe të Luginës në përgjithësi e shohin mundësi të artë rolin e Republikës së Kosovës dhe të institucioneve të saj, që shqiptarët e kësaj treve të gëzojnë po ato të drejta që gëzojnë pakicat tjera në Serbi.

Me besimin që bashkëpunimi ynë do të vazhdojë edhe më tej, pranoni edhe një herë urimet e mia më të përzemërta.

Të ngjashme