Kryetarja e Gjykatës Speciale, Ekaterina Trendafilova, ka folur edhe për raportimin e medieve që aktakuzat e parë të Speciales janë dorëzuar.
Ajo tha se aktualisht nuk ka aktakuza, ngase po presin prokurorin që të kryej detyrat e tij, raporton Ekonomia Online.
“Nuk ka aktakuza aktualisht ende jemi duke pritur prokurorin që të kryej detyrat e tij edhe pse po flitet që ka aktakuza, unë kam ardhur të ju njoftoj juve me proceduar e jo për aktakuzat”.
“Dhomat janë tërësisht funksionale që të fillojnë me procedura kur atë e thonë Prokurorët”.
“Vërtetë është përgjegjësi e madhe dhe shpresoj që në këtë pozitë nuk do të përballem me situata që do të më bënin të mos ndihem rehat në takimet me ju”.
Ajo tha se do t’i ndjekim individët, jo UÇK-në, derisa ka thënë se këto dhoma nuk do të ndikohen në asnjë mënyrë nga politika.
“Dhomat e specializuara janë krijuar që të hetojnë krimet e luftës për të siguruar gjykime te drejta, pra të ndiqen dhe gjykohen individë dhe jo organizata. Dhomat e Specializuara e respektojnë barazinë për të drejtat e viktimave”.
“Nuk do të lejojmë të kërcënohen dëshmitarët”
Trendafilova tha se nuk do të lejohet që të kërcënohen dëshmitarët, raporton EO.
“Ne kemi qenë të vetëdijshëm për çështjet me të cilat përballen dëshmitarët dhe është qenësore për ne që të punojmë në këtë drejtim. Kushdo që vendos që të kërcënojë dëshmitarët apo të japë mito prokuroi është i obliguar që të fillojë hetime, kështu që personi mund të përballet edhe me akuza për shkelje të administrimit të drejtësisë”.
Kryetarja e Speciales tregon arsyen pse ka ardhur në Kosovë
Kryetarja e Gjykatës Speciale, Ekaterina Trendafilova, ka dhënë arsyet pse ka ardhur në Kosovë.
“Të jap detaje në lidhje me Dhomat e Specializuara në lidhje me amndatin, së dyti të vendosim besimin për drejtësi të paanshme dhe të pavarur. Së treti ato do të jenë transparente dhe së katërti do të respektojë viktimat”.
Ajo ka prezantuar strukturën, zhvillimet dhe punën e Dhomave të Specializuara të Kosovës.
Në kuadër të vizitës së saj të parë në Kosovë si Kryetare e Dhomave të Specializuara të Kosovës, Trendafilova së bashku me Administratoren e Dhomave të Specializuara, Fidelma Donlon, po takohen me përfaqësues të shoqërisë civile.
Dhomat e Specializuara të Kosovës, kanë bërë një hap para drejt fazës së ngritjes së aktakuzave të para.
Më 6 nëntor, me miratimin e Kryetares, Ekaterina Trendafilova, pas këshillimeve me gjykatësit, Administratorja, Fidelma Donlon, ka nxjerrë Direktivën për Mbrojtësit, e cila ka hyrë në fuqi. Kjo Direktivë për Mbrojtësit përcakton kriteret për pranim në Listën e Mbrojtësve.
Vetëm mbrojtës që i përmbushin kriteret për pranim në Listën e Mbrojtësve mund të emërohen ose të caktohen prej Administratores për përfaqësimin e të dyshuarve, të akuzuarve ose të një grupi viktimash.
Trendafilova është emëruar më 14 dhjetor 2016 si kryetare e dhomave të specializuara.
Kryetarja e Dhomave të Specializuara të Kosovës, Ekaterina Trendafilova ka sqaruar se si do të matet besueshmëria e dëshmive të dhënë nga dëshmitarët në proceset gjyqësore.
Ajo ka thënë se kur bëhet fjalë për dëshmitë e rasteve që kanë ndodhur shumë vjet më përpara, është shumë vështirë.
“Sa i përket cilësisë së dëshmive është korrekte që është vështirë të mbahen në mend kujtimet e ngjarjeve 20 vjet më parë, natyrisht që ju e dini se pjesa më e rëndësishme është Ligji i Dëshmive”.
“Ligji ka qenë një punë shumë e mirë, janë vendime të rëndëishme dhe aty keni dispozitat që edhe më tej ndërtohen mbi rregullat e dëshmive”.
“Në marrjen me ngjarje të tilla, që kthehemi shumë vjet prapa, është shumë vështirë, por ka masa sigurie që duhet të aplikohen dhe duhet të përfshihen rregullat e procedurës së dëshmive”.
“Dëshmitë që mblidhen nga hetuesit vendor, agjencitë, institucionet ndërkombëtare, nga EULEX-i, tribunali i Hagës, mund të pranohen nëse ato do të pranohen nga gjyqtarët sepse gjyqtarët vendosin se a janë këto dëshmi relevante, nëse kanë mundur të jenë të qartë sa I përkt lëndës së rastit”.
Trendafilova në një sesion të pyetjeve e përgjigjeve para shoqërisë civile dhe mediave ka thënë se besueshmëria e dëshmive duhet të testohet.
“Gjatë mbledhjes së dëshmive, besueshmëria duhet të testohet, ose duke mbledhur dëshmi shtesë që kanë fokusin e njëjte, këto dëshmi duhet të lidhen drejtpërdrejtë me lëndën por qëllimi është që nëse dëshmitari po dëshmon nëse ka qenë në vend ngjarje apo jo”.
“Dëshmia duhet të jetë sa më e besueshme që të jetë e mundur, në mënyrë që testimi i cilësisë së dëshmive dhe pesha duhet të thuhet në fund nga gjyqtarët”.
“Duhet të vlerësohet si janë mbledhur këto dëshmi, i kthehemi hetimit fillestar, nëse i pandehuri dhe avokati mund të vërtetojnë dëshminë, duhet të jenë dëshmi që lidhen me vendin e ngjarjes”.
Ajo ka thënë se nëse dëshmitë nuk janë të besueshme, nuk merren parasysh.
“Këto dëshmi nëse nuk janë të besueshme nuk merren parasysh”.