Kryeziu: Sulmi terrorist i 24 shtatorit ka krijuar një situatë të re në dialog, tash kemi prioritete tjetra urgjente

Prishtinë | 06 Tet 2023 | 13:29 | Nga Ekonomia Online

Zëdhënësi i Qeverisës së Kosovës, Përparim Kryeziu pas sulmit terrorist në veri të Kosovës më 24 shtator ka shprehur qëndrimin e ekzekutivit nëse duhet të vazhdojë dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Kryeziu i tha RTV 21, se tani është një situatë krejt të re me prioritete tjetra.

“Ajo çka ka ndodhur me 24 shtator në fshatin Banjskë ka qenë cenim i sovranitetit shtetëror, integritetin territorial dhe sigurisë kombëtar, si asnjë herë më parë prej përfundimit i luftës. Tani kemi një situatë krejt të re me prioritete tjetra urgjente e që kanë të bëjnë me adresimin e pasojave të sulmit terrorist të sponsorizuar nga Serbia. Ajo çka është e domosdoshme të ndodhë aktualisht është garantohet siguri për Kosovën dhe vendosen sanksione për Serbinë”, tha ai.

Kryeziu tutje tha se gjatë gjithë kohës Republika e Kosovës ka qenë palë e gatshme për dialog dhe marrëveshje. Por sipas tij një proces i mirëfilltë i dialogut kërkon minimumin e standardit të mirëbesimit të ndërsjellë mes palëve.

“Sulmi terrorist, paramilitar dhe kriminal i datës së 24 shtatorit, ka vërtetuar se teksa në Bruksel zhvilloheshin takime për zbatim të Marrëveshjes Bazë që në qendër ka njohjen de-facto reciproke, Serbia po përgatiste plane për aneksimit të veriut”, tha Kryeziu.

Të ngjashme