Për më shumë se tri vite Valencia nuk ka qëndruar mirë në La Liga, por këtë vit është një tregim tjetër.
“Los Che” kanë ndryshuar gjithçka, nga zyrat deri në dhomat e zhveshjes.
Mateo Alemany, drejtori gjeneral e vuri në krye të skuadrës ish-trajnerin e Villarrealit, Marcelinon, njeri me shkathtësi të mëdha dhe kualitet.
Këtë verë në klub erdhën shtatë lojtarë të rinj, por Valencia arriti të transferohet, për dallim nga dy vitet e shkuara.
Pozita e dytë me pesë fitore dhe tri barazime me 18 pikë të tubuara, ka bërë që Valencia të futet në mes me emra si Barcelona, Real Madrid, Atletico Madrid dhe Sevilla, apo pesë skuadrat më të forta.
Vetëm Barcelona ka sulm më të mirë se Valencia, pasi pas tetë ndeshjeve ata kanë shënuar 21 gola.
Ajo çfarë të bën të besosh në suksesin e Valencias është se deri më tani kanë kaluar kundërshtarë si Real Madrid, Atletico, Real Betis, Real Sociedad dhe Athletic Bilbao.