Kuçi: Buxheti i vitit 2018 me prioritet të rinjët

Prishtinë | 31 Tet 2017 | 18:29 | Nga

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Blerim Kuçi shpreson që përmes buxhetit të vitit 2018 të rinjve t’u jepet një mundësi të të bërit biznes si dhe mundësi punësimi, njofton Klan Kosova.

Ndërsa për buxhetin e vitit 2018 ai tha se është vështirë të flitet, pasi që është proces më i gjatë se sa rishikimi.

“Buxheti 2018 shpresoj të jetë në kuadër të programit të zotëri Haradinaj”, tha ai.

Sipas tij, thelbësore përmes këtij buxheti është që të rregullohet problemi i të rinjve, për t’u dhënë atyre një mundësi të të bërit biznes në Kosovë, që ata të kyçen dhe të gjejnë mundësi punësimi në Kosovë.

Ai tha se shpreson që si draft, ky buxhet të ketë kaluar nëpër filtrat e caktuar, por edhe nëse jo, ka kohë për t’u përmirësuar, pasi që janë edhe brenda afatit ligjor, dhe nuk është si ai i rishikimit që ka qenë i vonuar.

Për Kuqin kryesore është që përmes këtij buxheti të plotësohen kërkesat e qytetarëve, dhe se a është në harmoni me vetë programin e zotëri Haradinaj.

“Prioritet pa buxhet nuk ka. Nëse e kemi pasur prioritet punësimin do ta shohim sa ky buxhet është në harmoni për të krijuar vende të punës”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme